Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e vrasjes së të miturit L.B., ku të akuzuarit janë dënuar me burgim.
Sipas aktgjykimit, Eduard Ibrahimi është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes, si dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Gjykata ka shqiptuar ndaj tij dënim unik prej 21 vjet burgim, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë rast, përveç Eduard Ibrahimit, Përparim Ibrahimit dhe Lirim Begollit, akuzohet edhe Egzon Matoshi, për të cilin procedura vazhdon të jetë e veçuar, pasi ai është i paarritshëm për gjykatën.





