Kristi Lamaj përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 5: Banorët tronditen nga lajmi

Një surprizë e papritur tronditi banorët këtë mëngjes në Big Brother VIP Albania 5.

Një zarf i zi solli lajmin se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara.

Televotimi aktual anulohet“ – thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.


- Advertisement -

Banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin dhe kanë nisur të aludojnë se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.

Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.

Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren.

Kushedi ka hipur prapë atje.

Juela: Po bënte gati rrobat dje.

Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.

Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë.

- Advertisement -