Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq.
Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti, tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.





