Gazeta britanike “The Independent” ka raportuar për fjalët e fundit të Hashim Thaçit në gjyqin ndaj ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë.
Thaçi kërkoi lirimin nga akuza të tilla si vrasje, tortura dhe persekutim, duke argumentuar se gjithmonë ka mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.
Prokurorët kërkojnë dënim maksimal prej 45 vjetësh burg për Thaçin dhe të tjera figurat kyçe të UÇK-së.
Thaçi përballet gjithashtu me një gjyq të veçantë për akuzat e frikësimit të dëshmitarëve.
Në deklaratën e tij përfundimtare para gjykatës, Thaçi këmbëngul se është i pafajshëm dhe kërkon lirimin e plotë nga akuza.





