Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka raportuar për Klankosova.tv për aksidentin me fatalitet në fshatin Kutlloc.
Një person i moshës 31 vjeç ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Autoritetet policore po kryejnë hetime për të zbuluar rrethanat e plotë të ngjarjes tragjike.





