Sot, më 17 shkurt, Kosova feston 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në Prishtinë, në ora 14:00 do të zhvillohet marshi ‘Drejtësi, Jo Politikë’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të gjykuar në Hagë.
Banorët veshin bluzat ‘Liria ka emër’ për t’u bashkuar në këtë ngjarje.
Marshin e kanë mbështetur këngëtarë si Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, Driton Fazliu etj.
Platforma ‘Liria ka Emër’ ka organizuar marshin që synon të jetë mobilizimi më i madh qytetar në Kosovë, duke sjellë së bashku qytetarë, diasporë, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
