FSK-ja në Kosovë: Problemat me pagesat dhe kompensimet për ushtarët

- Advertisement -

Ka më shumë se tre vjet që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk kanë marrë nga shteti shtesat dhe kompensimet që u takojnë sipas ligjit.

Bazuar në të dhënat e gjykatave të Kosovës, qindra ushtarakë kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë, duke kërkuar pagesat e papaguara.

Ligji për pagat, i miratuar tre vjet më parë, së bashku me Rregulloren e Qeverisë Nr. 08/2023, përcakton qartë të drejtën për shtesa dhe kompensime për punë në kushte të rrezikshme, natën, gjatë fundjavës dhe jashtë orarit të rregullt.

- Advertisement -

Megjithatë, zbatimi i këtyre dispozitave mbetet i mangët, duke i lënë ushtarakët e FSK-së të kërkojnë drejtësi në gjykata.

Qindra padi janë parashtruar në gjykatat themelore të vendit, duke u thirrur në Ligjin për pagat në sektorin publik.

Neni 26 qartëson se pjesëtarët e ekspozuar ndaj rrezikut për jetën ose shëndetin përfitojnë shtesë për kushte specifike të punës.

Vlera nuk mund të tejkalojë 1% të fondeve totale për pagat bazë të institucionit.

E njëjta rregull qartësohet edhe në Rregulloren e Qeverisë së Kosovës të miratuar në vitin 2023.

Në Nenin 6 përcaktohet se shtesa për punonjësit e ekspozuar ndaj rrezikshmërisë dhe kushteve të veçanta të punës llogaritet në përqindje të pagës bazë, sipas kritereve të përcaktuara nga titullari i institucionit dhe miratuar nga ministria përgjegjëse për administratën publike dhe financat.

Legjislacioni specifikon të drejtën e ushtarakëve për tu paguar edhe për punë jashtë orarit dhe natën.

Sipas Nenit 36 të Ligjit për pagat në sektorin publik, pagesa bëhet në bazë të këtyre përqindjeve: 20% për punë me kujdestari, 30% për punë gjatë natës ose jashtë orarit të rregullt dhe 50% për punë gjatë fundjavës dhe ditëve festive.

E gjithë kjo mbështetet edhe në Nenin 8 të rregullores, që parashikon se punonjësit mund të zgjedhin që kompensimi të bëhet në ditë pushimi në vend të pagesës monetare.

Kronika e përgatitur nga Kiks Kosova sjell detajet: Haxhiaj: Qeveria Kurti pagoi shtesat për ushtarët e FSK-së vetëm për 5 muaj, para zgjedhjeve 2025 (VIDEO)

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *