Hailey Bieber shfaq linjat tonifikuara me bikini të verdha gjatë vizitës në Australi

- Advertisement -

Hailey Bieber, 29 vjeçe, të mërkurën shfaqi linjat e saj të tonifikuara me bikini të vogla të verdha gjatë vizitës së saj solo në Australi për të lansuar linjën e saj të kujdesit për lëkurën, Rhode.

Modelja publikoi një selfie në InstaStory, ku shfaqej me një bluzë bandeau dhe bikini me bel të ulët, duke treguar barkun e saj të skalitur dhe pozicionuar me këmbët e kryqëzuara.

Pas fotografisë së parë, Hailey publikoi imazhe të tjera nga eventi i lancimit në Mecca Cosmetica, duke shfaqur produktet e saj dhe entuziazmin për zgjerimin e markës, shkruan DailyMail.

- Advertisement -

Për vite me radhë, fansat australianë kishin pritur që Rhode të ishte i disponueshëm në vendin e tyre, pasi më parë duhet të blinin produktet në SHBA ose përmes shitësve të palëve të treta.

Tani, koleksioni i plotë mund të blihet direkt nëpërmjet rhodeskin.com dhe në dyqanet Mecca në Australi dhe Zelandën e Re. “Jemi krenarë të njoftojmë zgjerimin tonë global në Australi dhe Zelandën e Re, duke e çuar botën e Rhode në edhe më shumë vende dhe fytyra,” tha Hailey. “Kur u lançuam në tregun australian, kërkuam një partner të orientuar globalisht dhe Mecca ishte vendi ideal për këtë.”

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *