Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi – Meta sot shënoi një hap të rëndësishëm në jetën e saj profesionale, duke u bërë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Paraqitja e saj në seancën e konstituimit të legjislaturës së re ka tërhequr vëmendjen për kalimin nga skena muzikore në atë politike.
Adelina ka siguruar një vend në listën e ngushtë të deputetëve të LDK-së pa pasur nevojë për kuotë gjinore, shfaqur si tregues i mbështetjes së drejtpërdrejtë qytetare për kandidaturën e saj.
Me një karrierë të gjatë në muzikë dhe angazhim në Filharmoninë e Kosovës, Adelina Thaçi – Meta po sprovoj veten edhe në politikë.





