Keijsi nga Big Brother VIP Albania 5: Banorët tregohen të sinqertë vetëm gjatë debatit

- Advertisement -

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Keijsi, ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku komentoi lojën dhe sjelljen e banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas tij, shumica e konkurrentëve nuk tregohen të sinqertë gjatë qëndrimit në shtëpi. “Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë.

Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet”, u shpreh Keijsi.

- Advertisement -

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse edhe Ina mban një ‘maskë’, ai e mohoi këtë, duke theksuar se ajo ka treguar vlerat e saj reale. “Jo, nuk e ka.

Ajo po përpiqej të tregonte se çfarë vlerash kishte.

I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër”, tha ai.

Sa i përket raportit të tyre dhe mundësisë që Ina të jetë nëna e fëmijëve të tij, Keijsi u shpreh se është ende herët për deklarata të tilla, por nuk i kurseu fjalët pozitive.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *