Këngëtarja shqiptare, Fatlume Popovci, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Prive by Liberta Spahiu’.
Ajo ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet rreth një divorci të mundshëm.
E njëjta ka konfirmuar se i ka dhënë fund martesës gati 20 vjeçare. ‘Një vit e gjysmë, ose dy vitet e fundit nuk është që ka qenë raporti siç e kemi pasur.
Unë vetëm e di që nuk jam fajtore, jam munduar me çdo të mirë për të, djalin, familjen e tij,’ tha ajo.
Tutje artistja shtoi: ‘Qysh prej fillimit të lidhjes nuk e kam pasur stabilitetin 100 për qind me të.
Nuk e kam pasur sigurinë në shumë aspekte.
Për këtë arsye jam detyruar me qenë edhe burrë edhe grua’. ‘Vendosa me heq dorë unë, sot jam më e qetë më e lumtur.
Kam filluar të shoh jetën me një sy tjetër.
Jeta është shumë e bukur, edhe ne jemi njerëz’.
