Kate Middleton dhe Princi William kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për viktimat e Jeffrey Epstein, duke reaguar për herë të parë ndaj zbulimeve të fundit që dolën në dritë pas publikimit të një sërë dokumentesh të reja. Çifti mbretëror tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga informacionet tronditëse që vazhdojnë të dalin në publik. ‘Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha janë thellësisht të shqetësuar nga këto zbulime.
Në këtë moment, mendimet dhe mbështetja e tyre janë me viktimat’, deklaroi zëdhënësi i Pallatit Kensington.
Kjo shënon herën e parë që William dhe Kate flasin hapur për skandalin që ka përfshirë edhe xhaxhanë e Princit William, Andrew Mountbatten-Windsor, i cili është përballur me hetime dhe akuza për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Heshtja e mëparshme e familjes mbretërore kishte ngjallur kritika të shumta, ndaj ky reagim po shihet si një hap i rëndësishëm.
Ndërkohë, në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Princi Edward u bë anëtari i parë i familjes mbretërore që foli publikisht për zhvillimet e fundit që lidhen me Epstein, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe transparencë.
