Kim Kardashian dhe Kylie Jenner përgjigjen me humor ndaj teorisë së ‘mallkimit Kardashian’: Çfarë ndodhi në Super Bowl?

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner kanë reaguar me humor ndaj të ashtuquajturit “mallkimi Kardashian”, një teori e përhapur në internet që sugjeron se burrat që lidhen me motrat Kardashian-Jenner përballen me fat të keq.

Gjithçka u rikthye në vëmendje pas një reklame virale të Kendall Jenner për Super Bowl, ku supermodelja tallte me ironi thashethemet rreth jetës së saj dashurore dhe romancave me basketbollistë të NBA-së.

Në reklamë, Kendall shprehej se interneti e konsideron të “mallkuar”, duke bërë shaka se çdo lojtar që del me të e ka të vështirë të ketë sukses, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Pas kësaj, Kim dhe Kylie vendosën të bëjnë baste sportive në ndeshjen e Super Bowl dhe ta përdorin situatën për të ironizuar teorinë.

Kim publikoi një bast në rrjete sociale duke thënë se po provonte se “mallkimi nuk është i vërtetë”, ndërsa Kylie pranoi me shaka se e kishte kopjuar bastin e motrës së saj.


- Advertisement -