Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Defekti në gypin kryesor të furnizimit në Kllinën e Mesme është arsyeja e kësaj situate.
KRU “Mitrovica” kërkon mirëkuptim nga qytetarët deri në sanimin e defektit. /Klankosova.tv





