Kryeprokurori i Gjakovës njofton për aksionin kundër manipulimeve me vota në Malishevë

- Advertisement -

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media sot bashkë me Policinë e Kosovës, për të raportuar për aksionin e zhvilluar për dyshimet e manipulimeve me vota në Komunën e Malishevës.

Gashi ka bërë të ditur se në total janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë, ndërsa 15 prej tyre janë ndaluar për 48 orë për hetim.

Prokuroria do të vendosë masën e sigurisë brenda afatit ligjor.

- Advertisement -