Janë shpallur zyrtarisht të gjithë të nominuarit për çmimet BAFTA për filmin 2026, në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve që do të mbahet më 22 shkurt në ‘Royal Festival Hall’ në Londër, shkruan The Guardian.
Filmi triller me protagonist Leonardo DiCaprio, ‘One Battle After Another’, kryeson listën e të nominuarve me gjithsej 14 nominime.
Pas tij vijnë nga afër filmi horror me vampirët ‘Sinners’, i cili ka 13, drama shekspiriane ‘Hamnet’ dhe filmi biografik ‘Marty Supreme’, të cilët kanë secili nga 11.
Kjo është lista e plotë e nominimeve për çmimet BAFTA 2026: Debutimi më i mirë i një skenaristi, regjisori ose producenti britanik, Filmi më i mirë jo në gjuhën angleze, Filmi më i mirë për fëmijë dhe familje, Aktorja më e mirë në rol kryesor, Aktori më i mirë në rol kryesor, Aktorja më e mirë në rol dytësor, Aktori më i mirë në rol dytësor, Efektet speciale vizuale më të mira, Filmi i shkurtër britanik i animuar, Çmimi EE Rising Star (i votuar nga publiku).
