Irlanda përgatitet për përballjen me Kosovën: Formacioni dhe mungesat

0
3
- Advertisement -

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të paraqitet me skemën 3-4-2-1 në ndeshjen ndaj Kombëtares së Kosovës.

Kapiteni Nathan Collins do të mungojë në këtë përballje dhe vendin e tij në mbrojtje do ta zërë Jake O’Brien, futbollisti i Evertonit.

Irlanda është duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Kosovës sonte (e martë) në “Aviva Stadium” të Dublinit, që fillon në orën 20:45.

Heimir Hallgrimsson pritet të bëjë disa zgjedhje të rëndësishme për formacionin startues.

Mungesa më e madhe për vendasit pritet të jetë ajo e Nathan Collins, një nga futbollistët kryesorë në repartin mbrojtës.

Në vend të tij, Jake O’Brien pritet të aktivizohet në treshen e mbrojtjes.

- Advertisement -

Sipas formacionit të mundshëm, Irlanda do të luajë me skemën 3-4-2-1, ku Caoimhin Kelleher do të jetë në portë, ndërsa Jake O’Brien, Dara O’Shea dhe Liam Scales do të përbëjnë vijën e mbrojtjes.

Në mesfushë pritet të luajnë Festy Ebosele Abankwah, Conor Coventry, Jayson Molumby dhe Ryan Manning, ndërsa në mbështetje të sulmuesit kryesor Tray Parrot do të jenë edhe Adam Idah dhe Jack Moylan.

Formacioni i mundshëm i Irlandës: (3-4-2-1): Kelleher; O’Shea, O’Brien, Scales; Abankwah, Coventry, Molumby, Manning; Moylan, Idah; Parrott;

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here