Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt.
Sërish u diskutua pëlqimi që ka shprehur banorja për Klodin dhe situata mes tyre.
Konkurrentja thotë se po e tërheq pëlqimin për të, por që është një proces më i gjatë. ‘Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë.
Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr.
Ne jemi sqaruar me Klodin.
Unë e kam tërhequr pëlqimin edhe pse është proces’, u shpreh ajo.
Tutje tha: ‘Tani po mendoj që jemi në shoqëri.
Shumica kanë qejf të na ndajnë’.
Klodi nga ana tjetër po akuzohet vazhdimisht se po flirton me Elijonën e po ashtu edhe me Benitën.





