Ardit Stafaj eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 4: Rikthehet në garë me një biletë kthimi

Ardit Stafaj është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, duke mos arritur t’i shpëtojë televotimit javor.

Në nominim këtë javë ndodheshin edhe Hygerta, Ludo Lee, Alba dhe Labinot, por ishte Arditi ai që u largua nga gara pas vendimit të publikut.

Mirëpo ngjarja mori një kthesë tjetër kur me të arritur në studio, Stafaj hapi biletën e fatit dhe ajo qëlloi të ishte një biletë kthimi.


- Advertisement -

Ky është një shans i dytë që i jepet muzikantit nga Gostivari në rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4.

- Advertisement -