Disa pamje shqetësuese kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku tregojnë Lim Hotin duke u sulmuar fizikisht nga disa persona.
Deri tani nuk dihet kur janë regjistruar këto pamje, por ato janë përhapur gjerësisht në internet.
Në to shihet Limi i ulur në tokë, ndërsa një person e godet në kokë dhe një tjetër i jep një shkelm të fuqishëm nga mbrapa.
Megjithatë, ende nuk dihet kush është autori i këtij sulmi, por ka shumë spekulime që nuk janë konfirmuar.
Lim Hoti është një banor i BBVK-së dhe ka bërë fushatë të suksesshme për të fituar vëmendjen e publikut në këtë edicion të shtëpisë.





