Dy banorë të Big Brother VIP Kosova diskutojnë për festën e mbrëmshme në shtëpi

- Advertisement -

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Limit, kanë biseduar së fundmi për festën e mbrëmshme të organizuar brenda shtëpisë nga “Vëllai i Madh”.

Gjatë bisedës, Limi u shpreh se atmosfera e festës e kishte përfshirë plotësisht, duke pranuar se në një moment nuk kishte ditur më të ndalej. “Kur u ndeza, nuk dija të fikesha”, tha ai, duke iu referuar energjisë dhe gjendjes së krijuar gjatë party-t.

Nga ana tjetër, Dolce u shpreh se ishte kurioze të dinte se si ishte perceptuar sjellja e tyre nga banorët e tjerë të shtëpisë. “Jam kurioze të di se çfarë thoshin të tjerët”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se reagimet e publikut dhe të banorëve janë të rëndësishme për të.

- Advertisement -