Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, ndërsa më pas janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke kaluar kufirin e shoqërisë që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë.
Të dy janë fytyra të njohura për publikun, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit Për’Puthen në Top Channel.
Gjatë asaj eksperience, Keijsi kishte qenë në një lidhje me Stelinën, marrëdhënie e cila përfundoi dhe, sipas deklaratave të saj, shkak për ndarjen u bë Ina.
Kur hynë në shtëpinë më të famshme në vend, Ina dhe Keijsi u shfaqën si shokë të mirë, por situata e fundit tregon se raporti mes tyre ka marrë një drejtim tjetër.
