Alba nga Big Brother VIP Kosova flet hapur për marrëdhënien me Limit: Deklarata që ka tronditur publikun

- Advertisement -

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka folur sërish hapur për marrëdhënien e saj me Limit, duke bërë deklarata që kanë tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë.

Teksa Limi i qëndronte pranë, Alba u shpreh se ai nuk ka qenë i dashuri i saj i parë, por sipas saj, “do të jetë i fundit deri në përjetësi”.

Deklarata e saj u interpretua si shenjë e ndjenjave ende të forta që ajo mban për të, pavarësisht situatës aktuale mes tyre.

- Advertisement -

Dyshja kanë pasur një përballje të fortë të premten, ku Alba nuk e pranoi ndarjen nga Limi.

Ky moment emocional u shndërrua shpejt në një debat të ashpër, i cili u zhvillua jo vetëm mes tyre, por edhe në sy të publikut, duke shkaktuar reagime të shumta.

Situata është komplikuar edhe më tej nga prania e Dolce, e cila aktualisht është e dashura e Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Futja e saj në këtë dinamikë ka shtuar tensionet dhe ka thelluar ndarjet emocionale mes banorëve.

- Advertisement -