Një situatë e tensionuar është zhvilluar ndërmjet banorëve të BBVA-së, pasi Ina ka përdorur gjuhë të rëndë dhe ofenduese ndaj Brikenës.
Ina ka kritikuar Brikenën për paraqitjen fizike, duke akuzuar se titulli i saj si Miss ishte i blerë. ‘E ti për çka njihesh, o Miss botoksi, miss filleri, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin’, i tha Ina Brikenës.
Por kritikat nuk ndalet këtu, pasi Ina e gjykon Brikenën edhe për ngjyrën e lëkurës. ‘Më tregon ti mu për zhul, si dukesh që nga ngjyra e lëkurës që ke’, i tha Ina Brikenës.
Në anën tjetër, Brikena kundërpërgjigjet duke përmendur Luana Vjollcën, e cila sipas saj ka ndërhyrje estetike dhe është një nga vajzat më të bukura.
Megjithatë, Ina vazhdon të mbajë qëndrimin e saj, duke theksuar se një Miss duhet të jetë pa ndërhyrje.
