Edi Kuqi shpreh dëshirën për t’u rikthyer në Big Brother VIP Kosova 4

- Advertisement -

Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit.

Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë kudo për rikthimin e tij në lojë. “E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit).

- Advertisement -

Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin në Big Brother”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se shpreson ende në një mundësi të dytë.

Kujtojmë se Edi u eliminua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku publiku u pyet nëse ai duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në shtëpi.

Ky vendim erdhi pas ofendimeve të rënda që ai kishte drejtuar ndaj publikut dhe banorit Ardit, situatë që shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë jashtë shtëpisë.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *