Selvije Jao ka ndarë një postim thellësisht emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mungesën dhe dhimbjen për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025.
Teksti, i shkruar në stil poetik, përshkruan momente të vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes për personin që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj.
Edhe pse nuk përmendet drejtpërdrejt emri i Shpatit, ndjekësit e kanë kuptuar postimin si një dedikim për të.
Postimi është shoqëruar me simbolin e zemrës së thyer, thellësuar mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.





