Në fshatin Sojevë të Ferizaj-Gjilanit, rruga ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit, por tani është liruar për qarkullim.
Autoritetet rrugore konfirmuan se të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt janë të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Qytetarët janë apeluar të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet atmosferike të ndryshueshme.





