Eduard Kuçi paralajmëron transmetim të drejtpërdrejtë për padrejtësitë në BBVK

Eduard Kuçi, i cili u eliminua në prime-in e së hënës, ka bërë sërish një deklaratë befasuese në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se sot, në orën 20:00, do të hyjë në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku do të flasë për padrejtësitë që, sipas tij, i janë bërë.

Edi po ashtu deklaroi se gjatë këtij transmetimi do të flasë edhe për gjëra për të cilat ka heshtur deri më tani.


- Advertisement -

Ende nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por pritet që deklaratat e tij të lidhen me eliminimin nga gara dhe me përvojën e tij në BBVK. “Sonte nga ora 20:00 LIVE, do të sqarohet gjithçka që kam heshtur deri më sot, ndaj padrejtësive që më janë bërë”, ka thënë ai.

- Advertisement -