Julia Roberts ka thënë se nuk do të luante më në Pretty Woman nëse filmi do të realizohej sot.
Aktorja 58-vjeçare luajti rolin e prostitutës Vivian Ward në komedinë romantike shumë të dashur të vitit 1990, por ka pohuar se do të ishte ‘e pamundur’ për të që të shfaqej në një film të tillë sot, sepse pikëpamjet kanë ndryshuar.
Julia theksoi se për të do të ishte sfidë të sjellë lehtësinë dhe ndjesinë e lirë që kërkon një film i tillë në kohën e sotme.
Ajo gjithashtu shpjegoi se ndryshimet kulturore dhe vlerat artistike kanë bërë që disa filma të pamaturohen me kalimin e kohës.
Julia Roberts e kupton pse disa njerëz sot ndihen të parehatshëm me filmin Pretty Woman dhe thekson se kohët ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë, idetë ndryshojnë.
