Policia e Kosovës Evakuron Familje nga Vërshimet në Mitrovicë

Të enjten, në orët e pasdites, përballë kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës jugu, Policia e Kosovës ka evakuuar një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se në koordinim të plotë me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu, dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë ka ndërhyrë me vendosmëri duke realizuar evakuimin e sigurt familjes katër-anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës tha se mbetet në terren, e gatshme të reagojë dhe të ndihmojë çdo qytetar në nevojë si dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme për institucionet tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente dhe ekipet tjera për shpëtim.


- Advertisement -

- Advertisement -