Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve.
Kjo vizitë ka për qëllim njohjen me nevojat e qytetarëve të evakuuar dhe solidaritetin në momente të vështira.
Presidentja falënderon ekipet e emergjencës, FSK-në, zjarrfikësit dhe policinë për përkushtimin dhe mbrojtjen e jetëve dhe pronave të qytetarëve.





