Ngjarja dramatike në Rahovec: Shtëpia e përmbytur në mes të natës, një person i ngujuar 5 orë

Ishte rreth orës 3 të mëngjesit të 6 janarit, kur një zhurmë e papritur e zgjoi një banor të Çifllakut të Rahovecit.

Pas 10 minutash, uji fillimisht pushtoi katin e parë të shtëpisë, ndërsa më pas edhe kati i dytë.

Xhelal Sahitaj, i cili kishte ardhur nga Gjermania për pushim, qëndroi i ngujuar për 5 orë në katin e dytë, duke pritur që situata të normalizohej.


- Advertisement -

Familja e tij u evakuua me ndihmën e autoriteteve lokale pasi uji përmbyti shtëpinë e tyre.

Nëna e tij u dërgua për trajtim mjekësor pasi u plagos në rrëzimin e saj.

Ky incident nuk është i pari për Sahitajn, i cili ka përjetuar një situatë të ngjashme edhe në vitin 2021.

Ai shpreh shpresën për një kompensim më të madh dhe masat e duhura për të parandaluar rikthimin e kësaj tragjedie.

- Advertisement -