Vërshimet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në zonat e Gjakovës dhe Rahovecit

Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme.

Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë disa nga qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shtëpitë dhe pronat të përfshihen nga uji.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se ka vërshime lokale në disa qytete të vendit.


- Advertisement -

Në vijim pritet që reshjet të vazhdojnë, duke shkaktuar probleme në komunikacion, kanalizime dhe trafik.

Lumenjtë kryesorë të vendit paraqesin ngritje të nivelit të ujit.

Incizimet nga ajri me dron e agjencisë Reuters tregojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

- Advertisement -