Reagimi i Lediana Morinës pas akuzave të rënda: ‘Jam shokuar, nuk kam fjalë’

Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Alba Pollozhani në drejtim të këngëtares.

Ajo thotë se ka ngelur pa fjalë nga akuzat e rënda të banores, së cilës nuk ia përmendi emrin.

Kjo pasi Alba e akuzoi Fjollën se jashtë formatit përdor substanca narkotike. ‘Thjesht nuk kam fjalë më.


- Advertisement -

Jam shokuar prej fjalëve të një banores brenda që nuk dua t’ia përmend emrin për akuza ndaj nënës time (Fjollës) që nuk mendon se çka flet’, u shpreh ajo.

Tutje tha: ‘Thjesht situata e sotit ka dal jashtë kontrollit, edhe marrë prej asaj x personit për ato fjalë që sot janë thënë në Big Brother janë menaxhuar mirë nga nëna ime’.

Mes tjerash theksoi: ‘Por dikush është jashtë fëmijët e saj që lëndohen në këto situata se me çka akuzohet nëna.

Respekt juve por kurrë personave të ligë’.

- Advertisement -