Emocionet dhe tensionet në Big Brother VIP Albania 5: Mirit dhe Seli në qendër të diskutimeve

- Advertisement -

Në ditët e fundit në rrjetet zyrtare të Big Brother VIP Albania 5 janë shpërndarë disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët shprehin emocionet e tyre.

Mes tyre, vëmendje të veçantë ka marrë një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur dhe me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat – meqë shkoi në Akuarium. ‘Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot.

Ajo mori një letër nga babai i saj. Është njeri i jashtëzakonshëm, e dua shumë.

- Advertisement -

E gjithë shtëpia e kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe ja, u ndamë,’ u shpreh ai.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Selin iu lexua një letër nga i ati, ku ai ndau mendimet e tij për rrugëtimin e saj në shtëpi.

Në letër u prek edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit.

Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë.

Marrëdhënia mes dy banorëve ka qenë shpesh temë diskutimesh dhe debatesh.

Vetë Miri ka deklaruar se ndjen për Selin një dashuri atësore, duke e krahasuar me vajzën e tij, ndjesi që sipas tij e justifikon edhe reagimin emocional.

Megjithatë, publiku nuk duket i bindur nga ky shpjegim.

- Advertisement -