Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë biseduar së fundmi për edicionin e ri të Big Brother në Shqipëri.
Ata komentojnë formatin e ngjashëm në të cilin janë, duke aluduar për personazhe dhe për mbarëvajtjen atje. “O zotërinj ngadalë se ia ka filluar edhe komshia.
Ku e di çfarë personazhe janë atje që ne nuk e dimë”, tha Eduard Kuçi në një moment.
Labinot Rexha pa qenë në dijeni për vdekjen e këngëtarit, përmendi emrin e Shpat Kasapit.
Kjo pasi artisti nga Tetova do të bëhej pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. “Aty edhe kur ofendojnë, ofendojnë me stil disi. Është theksi që e zbut”, tha Elijona Binakaj në anën tjetër.





