Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR.
Deri tani, janë numëruar mbi 30% e votave nga 92 kuti.
Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 70.55% ose 5,729 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 10.47% ose 850 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 8.66% ose 703 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.88% ose 640 vota.





