Incidenti në Big Brother VIP Albania: Brikena refuzon të bashkohet me Akuariumin

- Advertisement -

Një situatë e papritur u krijua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Brikena refuzoi hapur t’i bashkohej Akuariumit, duke shprehur pakënaqësi dhe dyshime mbi arsyet pse po kërkohej një veprim i tillë nga ana e produksionit.

Gjatë diskutimit live, Brikena u shpreh hapur për qëndrimin e saj: A jam e detyruar të shkoj aty, sepse unë personalisht nuk dua të shkoj atje.

Ledioni iu përgjigj duke theksuar se ky ishte pjesë e rregullave të lojës: Je e detyruar, përderisa është pjesë e lojës.

- Advertisement -

Por Brikena vijoi me një reagim të fortë, duke shpjeguar arsyet e refuzimit të saj: Në fakt, unë nuk dua të shkoj dhe, të them të drejtën, unë me sa kuptova, pak a shumë mund t’i kuptoj me çfarë qëllimesh ka hyrë Mateo aty dhe nuk jam fare dakord me produksionin që mundoheni të bëni lojëra të tilla, të mundoheni të bëni një person… thjesht e kam njohur jashtë, s’është se ka pasur ndonjë gjë më shumë, thjesht për të ma prishur imazhin.

Kështu që unë nuk jam fare dakord dhe nuk dua të shkoj, dhe nuk jam fare dakord me produksionin për një gjest të tillë.

Pas këtij debati, Brikena u ftua në Dhomën e Rrëfimit për të diskutuar më tej situatën.

- Advertisement -