Sasa Hoda, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 4, ka vendosur mbrëmë të largohet vullnetarisht nga shtëpia e BBVK.
E ftuar sot në emisionin ‘Big Talk’, ajo ka folur për vendimin e saj, duke treguar nëse është penduar dhe arsyet që e shtynë të marrë këtë hap. ‘Nuk po mërzitem, po e shijoj daljen.
Jo, nuk u pendova, sepse nuk jam tip që pendohem.
Gjërat i mendoj shumë mirë para se t’i bëj,’ tha ajo.
Sasa po ashtu tregoi se ambienti brenda shtëpisë ka ndikuar në vendimin e saj për t’u larguar nga gara.





