Violinisti, Brian King Joseph, ka postuar një video në Instagram në ditën e Krishtlindjeve, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerrte një veprim ligjor, disa ditë para se të padiste Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna.
Joseph, 32 vjeç, pretendon se gjatë një ndalesë turneu në Las Vegas në mars, gjeti dhomën e tij të hotelit të hapur nga një person i panjohur që la një shënim me përmbajtje joshëse.
Ai raportoi incidentin te ekipi i Smith, por pretendon se u turpërua, u pushua dhe u zëvendësua.
Padia shton se Smith e kishte nxitur dhe përgatitur për shfrytëzim seksual.
Avokati i Smith, Allen B.
Grodsky, i quajti akuzat “të rreme, të pabaza dhe të pamatura” dhe tha se do t’i kundërshtojnë me çdo mjet ligjor.
Në videon e Krishtlindjeve, Joseph tha se po fliste hapur për shkak të padrejtësive dhe për të mbështetur të tjerët që kanë frikë të flasin.
Videoja u shoqërua me mbishkrimin: “Qëndroni të sigurt dhe mbrojini bindjet tuaja, pavarësisht gjithçkaje”.
