Dyshohet për përleshje mes Butrint Imerit dhe FINEM në Prishtinë

- Advertisement -

Sipas raportimeve të portalit Veriu.info, në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy këngëtarëve, ku njëri prej tyre pretendohet se ka pësuar lëndime.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dyshohet që reperi nga Shqipëria, Klejdi Dogjani, i njohur me nofkën FINEM, së bashku me disa persona të tjerë, mund të ketë qenë i përfshirë në një rrahje ndaj këngëtarit Butrint Imeri.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja pretendohet se ka ndodhur në afërsi të një hoteli në Prishtinë, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, dyshohet se Butrint Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

- Advertisement -

Veriu.info ka tentuar të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se momentalisht nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me rastin dhe se ndodhet në pushim. Ai është shprehur se do të mundohet të sigurojë informacione shtesë, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pasur një përgjigje zyrtare.

- Advertisement -