Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në rajonin e Prizrenit qysh në ditën e parë të vitit 2026.
Në një rast të raportuar në Prizren, Policia ka shoqëruar tre persona në stacionin policor.
Pas iniciimit të rastit, në raportin 24-orësh thuhet se dy nga personat janë liruar, ndërsa një është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Një qytetar ka raportuar se ka gjetur një predhë me kalibër të panjohur në oborrin e tij në Prizren.
Në Suharekë, një burrë ka raportuar dëmtimin e xhamit të veturës së tij gjatë festimeve të Vitit të Ri, duke u hetuar rasti.
Njësitë policore kanë reaguar në raste të shkaktimit të rrezikut, duke sekuestruar armë dhe materiale të dyshuara.
