Tre shtëpi përfshihen nga zjarri në Prishtinë pas përdorimit të fishekzjarreve në Natën e Vitit të Ri

Nata e Vitit të Ri ka sjellë përdorim të shtuar të fishekzjarreve, duke rritur rrezikun e zjarreve në kryeqytet. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, tre incidente të veçanta kanë ndodhur gjatë natës së ndërrimit të moteve.

Tre shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen “Bregu i Diellit”, pranë “Xhamisë së Llapit” dhe në rrugën “Bajram Bahtiri”. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarjet rikujtojnë rreziqet serioze që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike kur përdoren pa kujdes, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal gjatë festimeve.


- Advertisement -

- Advertisement -