Një incident me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës së ndërrimit të moteve në Prizren. Sipas raportimeve nga Indeksonline, cak i sulmit kanë qenë dy persona, transmeton Klankosova.tv.
Ende nuk dihen motivet e incidentit dhe as nëse ka persona të lënduar. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, e cila deri më tani ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë lidhur me rastin.
Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët.





