Zarfi i Zi trondit shtëpinë e Big Brother VIP Kosova: Vendim i ashpër nga Vëllai i Madh

- Advertisement -

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga tensioni pas mbërritjes së Zarfit të Zi, i cili solli një vendim të papritur dhe të fortë nga Vëllai i Madh.

Ngjarjet e fundit dhe debatet e ashpra mes disa banorëve e detyruan produksionin të ndërhyjë, duke marrë një masë që ndryshon rrjedhën e lojës. Banorët e përfshirë në situatën që çoi në Zarfin e Zi janë dërguar automatikisht në nominim, ndërsa njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia me vendim të publikut.

Në komunikimin zyrtar drejtuar banorëve, Vëllai i Madh u shpreh qartë dhe pa kompromis:
“Kjo nuk është hera e parë dhe kjo e bën situatën më serioze. Alba dhe Shkurta ju keni nisur këtë situatë. Ky ishte provokim. Benita ti ke bërë të njëjtin veprim. Dolce, objektet nuk hidhen. Labi sjellja jote ndaj Labinotit janë shkelje të drejtpërdrejta të rregullores. Banorë po gjykoj një model sjellje që po përsëritet. Të gjithë jeni në televotim dhe njëri nga ju do të largohet nga shtëpia me vendim të publikut”.

- Advertisement -

Ky vendim ka tronditur banorët dhe ka rritur ndjeshëm tensionin brenda shtëpisë, ndërsa publiku tashmë ka në dorë fatin e njërit prej tyre. Televotimi pritet të sjellë emocione të forta dhe një eliminim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikën e lojës.

- Advertisement -