Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Dolce dhe Albës, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi gjatë një situate ku Alba e spërkati Dolce me ujë, dhe ky i fundit reagoi duke e larguar për të shmangur që situata të eskalonte.
Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur Alba bie mbi një kolltuk, gjë që shkaktoi spekulime se Dolce e kishte goditur.
Megjithatë, Dolce ka mohuar kategorikisht çdo veprim dhune.
Ai deklaroi: “Po gënjen o burrë, si e godita unë, si mund të godas dikë.
Ta thashë, po të godas dikë, unë e saldoj për muri”.
Nga ana tjetër, Alba tha se reagimi i Dolce duket si një justifikim: “Ky është justifikim”.
Megjithatë, Dolce ia kthen menjëherë: “Nuk është justifikim, nuk të gjuajta me dorë”.
