Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj, zhvilluan një bisedë rreth formatit të Big Brother dhe krahasimeve mes tyre.
Ata folën për fillimet e programit dhe për mënyrën se si ka evoluar në vende të ndryshme.
Gjatë diskutimit, Edi theksoi se sipas tij, më i miri nga të gjithë Big Brother është ai i Kosovës.
‘Unë besoj që Big Brother më të mirin e kemi ne, ne në Kosovë.
Sa surpriza bëhet,’ tha ai.
Shikuesit gjithashtu kanë reaguar me komente dhe diskutime në rrjetet sociale për këtë krahasim.
Edi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar të këtij reality shou, por qëndroi për vetëm dy javë.





