Një moment i tensionuar ka ndodhur në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.
Konflikti u shkaktua nga një përplasje verbale lidhur me një ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.
Rexha pretendoi se Kushtrimi ishte i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.
Pas kësaj, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po tregonte gjërat e veta.
“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.
“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.




