Toney përfundon aventurën në Big Brother VIP Kosova, Benita e emocionuar pas largimit

- Advertisement -

Toney është banori që u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme të reality-show-it. Ai nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme nga publiku për të vazhduar garën për çmimin e madh.

Mes pesë banorëve të nominuar këtë javë, eliminimi i Toney-t u konsiderua i papritur dhe surprizues për shumë shikues.

Ky largim u përjetua mjaft rëndë nga Benita, vajza me të cilën Toney kishte krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Dyshja shpesh janë parë pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të afërta dhe përqafime, gjë që kishte ngjallur kureshtje dhe komente edhe jashtë shtëpisë.

Benita mbas largimit te Tonit/Big Brother VIP Kosova
- Advertisement -

Pas daljes së tij, Benita u pa dukshëm e prekur emocionalisht, teksa nuk mundi të mbante lotët. Ky moment tregoi lidhjen e veçantë që ata kishin zhvilluar dhe emocionet reale që shpesh pasqyrohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Publiku tashmë është kurioz të shohë se si do të vazhdojnë dinamikat brenda shtëpisë pas largimit të Toney-t dhe si do të ndikojë kjo te marrëdhëniet e banorëve që mbeten.

- Advertisement -