Pak para nisjes së spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, një reagim i papritur ka ardhur nga jashtë shtëpisë për banorin Edi Kuçi. Ndërsa ai po përgatitej për mbrëmjen e sotme, pa qenë në dijeni të asaj që po ndodhte jashtë, llogaria e tij zyrtare në Instagram ka publikuar një postim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Postimi vjen pas një jave të mbushur me tensione dhe diskutime të shumta, sidomos lidhur me raportin e Edit me Dolcen. Në një “story” të publikuar nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, është dhënë një mesazh i drejtpërdrejtë në mbrojtje të figurës së Edit:
“Edi Kuçi është burrë që nuk e poshtëron asnjë grua, por as nuk e humb fokusin e vet. Respekt!”

Ky mesazh u interpretua nga ndjekësit si një reagim i qartë ndaj kritikave dhe komenteve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjete sociale, duke theksuar se qëndrimi i Edit brenda shtëpisë nuk lidhet me mungesë respekti, por me përqendrimin e tij në lojë.
Ajo që e bëri postimin edhe më domethënës ishte fraza shoqëruese:
“Nuk lëmë gjurmë për atë që prekëm, por për çfarë nuk shkelëm kur patëm mundësi.”
Me këtë deklaratë, stafi i Edit lë të kuptohet se ai ka zgjedhur të ruajë kufijtë dhe dinjitetin, edhe në situata ku mund të kishte vepruar ndryshe. Postimi u pa nga shumë ndjekës si një “mburojë” nga jashtë, në prag të një Prime-i që pritet të sjellë përballje dhe sqarime të forta.
Mbetet për t’u parë nëse ky reagim do të diskutohet gjatë spektaklit të mbrëmjes dhe nëse do të ndikojë në dinamikat brenda shtëpisë.
